Përzgjedhja e një vepre arti për shtëpinë tuaj mund të jetë një aventurë emocionuese dhe një burim kënaqësie për të ardhmen. Çelësi i suksesit në zgjedhjen tuaj është pikësëpari përcaktimi se çfarë lloj arti ju pëlqen, si do të përshtatet me pjesën tjetër të planeve tuaja për dizajnin e brendshëm dhe se si të paraqisni atë para miqve .

Çfarë lloj arti ju pëlqen?

Nëse vizitoni rregullisht galeritë dhe muzetë, ndoshta e keni një ide të kërkesave dhe pritshmërisë për një vepër arti që të jetë e pëlqyeshme për ju. Nëse jo, shfrytëzoni mundësitë për të parë nga afër veprat e artit pranë komunitetit tuaj në ekspozita, galeri apo në internet si p.sh. këtu tek 100galeri. Edhe qytetet e vogla zakonisht kanë një hapësirë ​​galerie, qoftë nëpër kafene apo restorante ku mund të shfaqin veprat e artistëve lokalë. Në qytetet e mëdha, galeritë shpesh ekspozojnë për periudha disa mujore ose periodike. Kjo është një mënyrë e mirë për të vizituar shumë vepra arti në një kohë të shkurtër.

8Por ditët e sotme interneti ofron shumëllojshmëri më të madhe dhe kontakte më të lehta për artet e bukura në mbarë botën. Ju mund të vizitoni faqet e internetit dhe të shihni veprat e mjeshtërve nga epokat e kaluara, të shikoni galeritë virtuale online dhe të vizitoni qindra faqet interneti individuale tëartistëve. Një avantazh i përdorimit të internetit është, se ju mund të kërkoni për një lloj specifik të artit që jeni të interesuar, p.sh. fotografi, impresionizëm, skulpturë bronzi ose pikturë abstrakte.

Duhet që një vepër arti t’i përshtatet dhomës, apo dhoma t’i përshtatet artit?

Një artist, me siguri do të preferonte që një blerës arti të blejë atë që do, pastaj të gjejë një vend për ta vendosur atë. Por shumë prej blerësve iu ndodh që kur e vendosin veprën artistike në vendin e saj në një mur apo piedestal, ajo nuk krijon asnjë lidhje me ambjentin rreth e rrotull, pra nuk funksionon. Vendosja e një vepre arti në një mjedis të gabuar, e çon atë larg ndikimit të saj.

3Çfarë duhet të bëni nëse ju sillni një pikturë në shtëpi dhe ajo përleshet me mjedisin e saj? Së pari, vendoseni pikturën në vende të ndryshme të shtëpisë tuaj, në mure të ndryshme. Ajo mund të duket e madhe në një vend që ju nuk e kishte planifikuar në atë lartësi. Nëse nuk mund të gjeni një vend ku vepra të duket mirë, ju mund të keni nevojë të bëni disa ndryshime në dhomë, si p.sh. të lëvizni mobiljet, ose të lyeni murin me një ngjyrë neutrale, ose një ngjyrë që përputhet me pikturën. Ndryshimet ja vlejnë, në mënyrë që të kënaqeni me artin që doni.

Ndonjëherë ndriçimi i duhur është çelësi për të treguar më yë mirën e një vepre arti. Ju mund të gjeni se këndi i ndriçimit në art, është e gjitha ajo çka duhet për të shfaqur madhështinë e saj. Në qoftë se ju vendosni një vepër arti direkt në rrezet e diellit, ajo mund të dëmtohet nga drita ultravjollcë dhe zbehet me kalimin e kohës. (Punët në letër janë delikate dhe duhet të përshtaten me bojëra të mbrojtura nga UV ose akrilik.)

Si të zgjedhim veprën e duhur për t’u përshtatur në dhomë

Nëse ju preferoni të dekoroni së pari dhomën dhe pastaj të gjeni artin, madhësia dhe ngjyra janë dy kriteret kryesore për përzgjedhjen e artit që do të përshtaten me ambjentin përreth. Për çdo hapësirë ​​të veçantë, vepra që është shumë e madhe do të mbizotëronte dhe ajo që është shumë e vogël do të humbiste proporcionet.

4Si rregull, piktura duhet të jetë e varur, në mënyrë që qendra e pikturës të jetë në nivelin e syve. Skulpturat mund të ulen në dysheme, tavolinë, apo piedestal, në varësi të projektimit. Rregullat duhet të konsiderohet vetëm si udhëzime megjithatë, në mënyrë që të ndjehemi të lirë për të eksperimentuar. Një koleksionist, për shembull, ka varur një pikturë akrilik në tavanin e dhomës së gjumit, në mënyrë që të mund ta shohë më mirë ndërsa është shtrirë.

Kur zgjidhni një pikturë që të shkojë me ngjyrat, zgjidhni një ose dy prej ngjyrave më dominuese në dhomën tuaj dhe kërkoni që piktura t’I ketë ato ngjyra. Mesazhi i përçuar është se piktura i takon këtij mjedisi.

Një mundësi tjetër për një “marrëveshje” me ngjyrat është zgjedhja e një pikture me ngjyra të mbyllura: bardhëezi, apo që është përshtatur në mënyrë që të mos dominojë me ndikimin e saj në dhomë. Një kornizë neutrale e gjerë, me ngjyra të hapura mund të krijojë një mjedis të mbrojtur për pikturën brenda saj.

Stili është një tjetër konsideratë. Nëse shtëpia juaj është e mbushur me antike, për shembull, ju do të dëshironi të përdorni korniza të stilit antik për pikturat që do të vendosni. Nëse keni mobilje bashkëkohore në dhoma të mëdha me tavane të lartë, ju do të dëshironi piktura të mëdha, po bashkëkohore.

Nuk ka asnjë rregull, që thotë se ju kurrë nuk mund të përzieni stilet, por atëherë duhet të jeni të vetëdijshëm për një konflikt potencial.

Si të krijoni një dhomë artdashëse

Kur ecni në një galeri apo muze, keni vënë re se ata kanë diçka të përbashkët. Çfarë? Muret e bardhë dhe shumë dritë. Nëse një mur është lyer me një ngjyrë tjetër përveç të bardhës, ajo kufizon zgjedhjen për të varur një vepër arti që do të dukej mirë. Nëse një dhomë është e errët, arti nuk do të tregojë cilësitë e tij më të mira.

Ju mund të dëshironi të bëni një prej dhomave që të jetë tërheqëse për veprat artistike. Atëherë lyeni muret me ngjyrë të bardhë. Ndoshta do t’ju duhet të luani edhe me elementë të tjerë të dhomës, si grila, qilima, mbulesa, mure dhe madje edhe mobilje.

Vendosni edhe drita në tavan që mund të rregullohen për të përqëndruar ndriçimin mbi veprat e artit, ose përdorni ndriçim individual për çdo pjesë. Për mobiljet, ndiqni parimin se më pak, është më shumë. Lerjani yllin artit. Pastaj relaksohuni dhe kënaquni me të.

Përzgjedhja dhe shfaqja e artit është një art në vetvete. Eksperimentoni për të mësuar se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Njëkohësisht do të shpërbleheni për kohën që po harxhoni, duke gjetur më tepër kënaqësi si në art, ashtu edhe në shtëpinë tuaj.

Author: Koncept Mobilje

Lini një Përgjigje