Viti 2013, ka shfaqur disa ide shumë interesante për të dekoruar shtëpinë tuaj. Idetë për dizajnin e shtëpive frymëzohen nga metale të përziera, në ngjyra të theksuara dhe grafika që bëjnë përjashtim nga e zakonshmja. Çfarëdo që të jetë stili juaj, këtu janë 10 tendencat kryesore të dekorimit që ja vlen të përpiqeni për t’i aplikuar.

 

Është e thjeshtë të jesh “i gjelbër”

Kohët e fundit, një ngjyrë Pantone e quajtur Emerald Green ka marë emërtimin si ngjyra e 2013. Bëhuni gati për të parë këtë ngjyrë të harlisur kudo, që nga vazot e luleve në dritare, deri tek ndonjë mur, theksi i gjelbër i të cilit ju frikëson. Zgjidhni prekjen delikate, që përfshin hijet në dizajnin e një hapësire të madhe, të tilla si zona e një qilimi.

 Çështja e blusë

Pantone Monaco Blue, është ngjyra për pranverën, një britmë e gjallë. Kjo është një nuancë e gjithanshme, që duket shumë mirë edhe vetëm, edhe e përzier me modele grafike, të cilat janë në modë për këtë sezon.

 Dizajni amerikan

Nga popullariteti i serialeve televizivë amerikanë, po edhe nga rikthimi i artit të 1920, na vjen një replikë. Pritet një rigjallërim i bujshëm i artit të dekorimit në shtëpitë tona nga elementë 100 vjeçarë, të cilat ndikojnë gjithçka, që nga muret deri tek mobiljet.

 Stili “rresht”

Elementet janë ekspozuar si në arkitekturën e dyqaneve. Sipërfaqet janëprej guri dhe druri, që tregojnë sipërfaqe të ashpër me kokrra natyrore, e cila ndihmon të sjellë pamjen e fshatit në një shtëpi moderne.

 Ar standard

Metale të tilla si ari dhe bronzi janë vendosur në qendër të vëmendjes, ndryshe nga argjendi. Dizenjuar me dashuri dhe ngrohtësi, këto ngjyra metalike shkojnë me pothuajse me çdo ngjyrë.

 Duo klasike

Dizajni me ngjyrat e zezë dhe e bardhë, ishte tendenca e fundit në tregun e mobiljeve. Ashtu si një smoking i kompletuar, ky kombinim ngjyrash është një stil i përjetshëm, që lë vend për eksperimente në projektim.

 Godit me drurin

Copa druri të pazbukuruara që mburren me një bukuri natyrore dhe elegancë, janë të vlerësuara në një shtëpi elegante. Shtoni thekse neutrale për të dhënë një hapësirë të qetë dhe kohezive për syrin.

 Përzierja e teksturave

Një mënyrë e thjeshtë për të dekoruar një dhomë, është mbledhja e një koleksioni të teksturave të ndryshme: letra muri, tavolina guri, cohë e ashpër e dekoruar në ambazhure, dhe qilim për të krijuar një ambjent brendshëm të pasur.

 Këndet grafike

Modelet e gjalla janë shpërthyese deri në mure, dysheme e pajisje dhe do të vazhdojnë të mbizotërojnë gjatë vitit 2013. Vijëzimet janë veçanërisht popullore (dhe më pak imponuese), një mënyrë për të lehtësuar një trend grafik.

 Pjesa e ndritshme

Merrni një gamë të fortë të ngjyrave të verdhë dhe të gjelbër dhe kombinojini ato me tekstura të ndryshme për një pamje të freskët. Çelësi? Zgjidhni mure të modeluar dhe dysheme që plotësojnë njëra tjetrën, në vend që të konkurrojnë, duke lejuar ngjyrat e guximshme të shkëlqejë.

 

 

 

Author: Koncept Mobilje

Lini një Përgjigje